Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës ishte formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Jahja Koka, kryesues i kësaj seance si deputeti më i vjetër, ka ftuar partitë politike që të propozojnë nga një anëtar për komisionin verifikues.
“Partitë politike në Kuvend kanë të drejtë të caktojnë një deputet për komisionin e mandateve në këtë legjislaturë.
LVV ka caktuar Albulena Haxhiun si përfaqësuese në komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve.
LDK e propozoi Armend Zemaj si anëtar.
PDK – Ganimete Musliun për anëtare në këtë komision.
AAK e propozoi Rasim Selmanaj.
Sllavko Simic është propozuar nga Lista serbe.
Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate.
Edhe partitë të tjera minoritare caktuan përfaqësuesit e tyre për këtë Komision.
Në fund deputetët miratuan me 101 vota dhe asnjë kundër këtë pikë të rendit të ditës.