Kuvendi voton formimin e 14 komisioneve parlamentare

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 15:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 90 vota për dhe një abstenim janë votuar 14 komisione parlamentare, kurse emrat e anëtarëve nëpër komisione do të dërgohen më vonë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht partitë opozitare në Kuvend kanë shënuar fitoren e parë politike karshi koalicionit qeverisës në seancën për formimin e komisioneve parlamentare.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka argumentuar parregullsitë e kësaj seance dhe i ka propozuar koalicionit që nëse duan formim të komisioneve pushteti duhet të pajtohet me propozimet e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar që seanca të procedoj sipas ligjeve dhe rregullores.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se janë pajtuar që të procedojnë sipas kërkesës së nënkryetarit të PDK Memli Krasniqi.

“Sot në seancën e nisur paradite, ne si deputetë të opozitës theksuam domosdoshmërinë e respektimit të plotë të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe nevojën e domosdoshme të kohezionit politik, në mënyrë që Kuvendi të mund të konstituoj trupat e veta punuese, pra formimin e komisioneve parlamentare”.

“Pas shumë diskutimeve ku u evidentuan shkarjet e Rregullores së Punës dhe pas dështimit të votimit pa arritur kohezionin politik, tani në mbledhjen e sotme të Kryesisë, vërejtjet tona u morën parasysh dhe tani besoj kemi pajtim të plotë për rrugën që duhet ta ndjekim së bashku për të mundësuar votimin e suksesshëm të komisioneve parlamentare”, tha Krasniqi.

Propozimet e PDK-së pajtim të gjitha partive në Kuvend dhe seanca tani pritet të votoj formimin e komisioneve parlamentare.


Të ngjashme