Ky aplikacion përdor inteligjencën artificiale për të menaxhuar postën tuaj elektronike

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 19:37 | Nga

Çdo ditë në postën tonë elektronike marrim dhjetëra pse jo edhe qindra e-maile. Pavarësisht sesa i kujdesshëm jeni, nuk është e lehtë të menaxhoni postën tuaj e pse jo ta humbisni edhe nga kontrolli.

Kur të mbushet plot, padyshim do tu shpëtojnë e-maile të rëndësishme dhe ky është makthi i vërtetë i secilit prej nesh.

Pikërisht për këtë ekziston një aplikacion në Android dhe iOS i quajtur Astro, raporton pcw.al. Ai ka një asistent virtual të integruar i cili u kujton që tu përgjigjeni emaileve të miqve duke ju sugjeruar gjithashtu të hiqni qafe emailet promocionale në të cilat jeni abonuar dhe nuk i hapni kurrë.

Në pamje të parë është si çdo aplikacion tjetër emaili. Mesazhet janë të ndara në dy posta: Priority dhe Other. Aplikacioni ofron disa opsione për gjurmimin dhe leximin e mëvonshëm të e-mail-eve.

Deri në këtë pikë çdo është për mrekulli por magjia e vërtetë është asistenti digjital. Ai ofron sugjerime për gjëra që duhet të bëni bazuar në mënyrën tuaj të ndërveprimit me postën elektronike.

Për shembull, Astro ju pyet nëse dëshironi të arkivoni automatikisht mesazhet nga dërguar specifik në rastin kur nuk keni ndërvepruar prej kohësh me atë kontakt.

Gjithashtu ju sugjeron të shtoni në listën “VIP” një kontakt me të cilin keni komunikuar vazhdimisht. Javën e kaluar aplikacioni shtoi integrimin e Slack, që do thotë se nuk keni pse të mbyllni tërë ditën në këtë platformë por të njoftoheni nga Astro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme