Për të gjithë ata që ishin të interesuar se di do jetë moti për Vitin e Ri, Meteoalb njofton se do të jetë i kthjellet por i ftohte.
Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri për vitin e ri ne vendin tone, përjashtuar zonat malore ku gjate fundjavës do te kenë reshje të pakta dëbore.
Megjithëse me kthjellime, temperaturat vijojnë te ulen për shkak te masave ajrore me origjine veri-verilindore.
Kjo do të bëjë që gjatë fundjavës dhe ditës se hënë temperaturat te zbresin ne -6 gjatë mëngjesit ne zonat malore, deri ne 10°C mesdita.