Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në magjistralen Merdare – Podujevë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë ka vdekur një person dhe tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, dy vetura janë përfshirë në aksident, derisa ishin në lëvizje, njëra e tipit “Passat” me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80” me targa të Republikës së Kosovës.
Indeksonline mëson vozitësi i veturës “Audi 80”, i cili mbeti i vdekur është Blerim Softolli nga Podujeva.
I ndjeri ishte 39 vjeç.
Ndryshe, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.