Fshati Llaushë i Skenderajt është tronditur sot nga një vrasje në familje që ka ndodhur rreth orës 13:40. Një 51-vjeçar dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q.
Sinjali mëson se i dyshuari është Skender Qerimaj, i cili është vetëdorëzuar në Polici, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Lirie Qerimaj.
“E vrava gruan”, u ka thënë 51-vjeçari zyrtarëve policorë, në momentin kur është vetëdorëzuar.
48-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë.
Sinjali raportoi se nga hetimet e para dyshohet se kjo vrasje lidhet nga një mosmarrëveshje që çifti kishte natën e ndërrimit të motmoteve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, Skender Qerimaj është dërguar në ndalim policor.
Ndërkaq, trupi i pajetë i 48-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.