Pa dyshim që të gjithë e dinë se aktiviteti fizik si ecja, çiklizmi dhe noti mund të ndihmojnë me stërvitjen e zemrën tuaj.
Por tani duket se trajnimi me pesha dhe forcë mund të jetë po aq i rëndësishëm për trupin tuaj, sipas studimeve nga Universiteti Shtetëror Iowa.
Pjesa me e mire e këtij aktiviteti? Duhet ta bëni vetëm për një orë në javë.
Në studimin e botuar në Mjekësi dhe Shkencë në Sport dhe Ushtrim, hatudiuesit analizuan zakonet e shëndetit, zemrës dhe stërvitjes së më shumë se 13.000 të rriturve.
Ata u përqëndruan në tre çështje shëndetësore: Sulmet në zemër, goditje, dhe ngjarje të tjera kardiovaskulare që nuk ishin fatale.
Studiuesit zbuluan se njerëzit të cilët rregullisht ushtroheshin me pesha për të forcuar trupin e tyre forconin kishin një rrezik shumë më të ulët për nëj sëmundje zemre, transmeton living.al.
Në fakt, heqja e peshave për më pak se një orë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër.
Studiuesit sugjerojnë që ju nuk duhet të bëni vetëm ushtrime kardio dhe aerobike për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ushtrime të tilla me pesha për të forcuar muskutj mund të jenë shumë më të efektshme për zemrën.