Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.
Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Sokol H., i cili dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me një plumb dhe më pas ka ikur.
Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes tyre.