Pak ditë më parë, Google deklaroi se po punon për një dizajn të ri për Gmail.
The Verge, ka mundur të sigurojë disa screenshot, aktualisht të shpërndara vetëm midis partnerëve të besuar të Google. Dizajni i ri, përfshin disa elemente të Google’s Material Design, dhe disa funksionalitete të reja.
Google gjithashtu është duke implementuar “smart replies” për Gmail në web, por edhe në versionet mobile. Kjo, bën sugjerime, të cilat e bëjnë më të shpejtë komunikimin nëpërmjet shërbimit. “Snooze”, ashtu si tek alarmi i zgjimit tek celulari, na jep mundinë t’a pastrojmë më shpejt dhe shpesh Inbox-in. Ky funksion, heq përkohësisht disa email pas një kohe të caktuar, përkohësisht nga dosja Inbox. Snooze dhe Smart Replay, janë në testim në versionet mobile, dhe pritet që të dalin në versionit e tyre pëfundimtare, duke përfunduar edhe në versionin web të tij.
Dizajni i ri i Gmail, gjithashtu përfshin edhe një sidebar. me opsionin për të përdorur Google Calendar. Google Keep, ose detyra të tjera të ndryshme njëra pas tjetrës. Ky, ndoshta është edhe një nga gjërat më të mira të website të ri. Tashmë, nuk na duhet më të kalojmë nga njeri website tek tjetri, ose të përdorim disa tab-s për gjëra të caktuara.
Nga ana tjetër, Gmail vjen me 3 layout të rinj për përdorimin e email. E para, nxjerr në pah materialet e bashkangjitura si foto apo dokumente. E dyta, nuk nxjerr në pah asgje dhe është më klasike. Kurse tjetra, nxjerr në pah sa më shumë tekst të jetë mundësia.
Asnjë nga këto nuk është një ndryshim radikal i Inbox si ai i vitit 2014.
Por nuk dihet ende se kur përfundimisht ky projekt do të dalë nga zyrat e Google.