Ky është fituesi i lojës shpërblyese prej 10 mijë euro nga ASK-ja

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 11:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fituesi i lojës shpërblyese të ASK-së në vlerë 10 mijë euro bruto ishte Alberit Sopa, i cili kishte dhënë shifrën më të përafërt me të dhënat preliminare, 1,586,640.

Sipas ASK-së Qëllimi i lojës shpërblyese ishte sensibilizimi i qytetarëve për të marrë pjesë në regjistrim.

Loja Shpërblyese filloi nga data 11 Prill 10 Maj 2024 ku kushti kryesor për të marrë pjesë në lojën shpërblyese ishte që personi të ishte regjistruar kurdo nga data 05 Prill – 17 Maj 2024 dhe të kishte dhënë saktë numrin personal gjatë intervistës. Numri total i pjesëmarrësve në lojën shpërblyese ishte 23494.

E fituesi i kësaj loje falënderoi ASK-në për këtë çmim.

“Sa i përket lojës po besoj që ka qen më shumë fat se sa një analizë apo matematike, faleminderit ASK-së për shpërblimin dhe korrektësinë e rezultatit”, tha ai.

Të ngjashme