Njëri ndër sulmuesit më në formë shqiptarë në Evropë momentalisht është Kemal Ademi.
Anëtari i Baselit sivjet ka shënuar 6 gola në 6 ndeshje në Superligën e Zvicrës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, së fundi i kanë bërë ftesë Ademit, por ai nuk është shprehur i gatshëm të veshë fanellën e “Dardanëve”.
23-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuese dhe po shpreson që të luaj për Zvicrën.