Granit Begu, 25 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit në një zonë malore të fshatit Kaçandoll të Mitrovicës.
Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje aksidentale”.
Më poshtë gjeni fotot e të riut nga faqja e tij në Facebook, e cila është mbushur me ngushëllime pas lajmit tragjik.
Graniti ishte fejuar muajin e kaluar.