U raportua për vdekjen e një personi që është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.
Në lidhje me këtë rast përmes një postimi në facebook ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj duke e ngushëlluar familjen për vdekjen tragjike.
Ramosaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për personin e quajtur Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë atyre që e njohën Ilirin!”, ka shkruar Ramosaj.