Ky është i riu që vdiq sot nga vetaksidenti në Pejë

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ilir Spahijaj është personi që mbeti i vdekur në vetaksidentin e sotëm të ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”, kur drejtuesi i automjetit, duke lëvizur nga Vitomirica në drejtim të Pejës, humbi kontrollin mbi veturën.

“Dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me ç’rast ka goditur një shtyllë elektrike të ndriçimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme