PDK-ja ka bërë të ditur se Naim Fetahu do të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Komunës së Podujevës.
Fetahu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës më herët.
Përballë në garë ai do t’i ketë Nexhmi Rudarin nga LDK dhe Shpejtim Bulliqin nga Vetëvendosje.
Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë vijnë pasi kryetari i deritanishëm i kësaj partie, Agim Veliu, është bërë Ministër i Brendshëm.