46 vjeçari i verbër Zhang Hong ka pushtuar majën e Everestit.
Ai hyri në histori duke u bërë njeriu i parë i verbër në Azi dhe i treti në botë që ngjitet në këtë mal, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.
“Kur arrita në majë, tingulli i erës ishte shumë i frikshëm. Ishte si ulurima e një kafshe të egër. Kur një person nuk mund të shohë çka ka përpara është e vështirë të ekuilibrohet”, tha ai.
Hong ka humbur shikimin në moshën 21 vjeçare, por thotë që pavarësisht nevojave të veçanta kur ke një mendje të shëndoshë do të arrish çdo gjë.