Premierliga e ka zbuluar Lojtarin e Muajit dhjetor, dhe ai është qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.
Në muajin dhjetor holandezi i ka luajtur shtatë ndeshje, të gjitha fitore, në katër ndeshje prej tyre nuk ka pranuar gol, dhe i ka fituar 29 duele me kokë.
“Jam shumë krenar që po e fitoj këtë çmim”, ka thënë Van Dijk
“Muaji dhjetor ka qenë i mrekullueshëm. Shpresoj që do të vazhdojmë kështu. Jam duke punuar çdo ditë që të mbërrij aty ku dua. Dua ta nxjerri maksimumin nga vetja dhe të jap gjithçka për ekipin dhe klubin”.
Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 57 pikë, shtatë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak