Një person ka humbur jetën pasi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Viktima quhet Diamant Osmanaj i lindur në vitin 2001.
Policia ka konfirmuar se D.O. ishte duke ecur në këmbë, kur është goditur nga një veturë “Passat”. Ngjarja ka ndodhur rreth otës 17:20 në lagjen “Osmanaj”.
Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore.
17-vjeçari vijonte mësimet në gjimnazin ”Haxhi Zeka” në Istog.
Më poshtë mund të lexoni një postim prekës nga njëri prej shokëve të klasës bërë në rrjetin social Facebook:
