Ditëve në vijim mot i ndryshueshëm, me shi dhe diell, kurse në fundjavë më ftohtë, të dielën edhe ngricat e para.
Një sistem frontal i fushave të presionit të ulët që janë shtrirë mbi Itali, pritet të kalojnë gjatë natës dhe ditën e nesërme mbi rajon, që do të sjellin reshje shiu gjatë natës dhe të enjten orëve të mbrëmjes, bën të ditur Prishtina Weather.
Ndërkohë nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që do të favorizojnë mot të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare, ndërkaq ditën e premte do të ketë intervale më të gjata me diell, paralajmëron shërbimi i meteorologjisë.
28.11 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
29.11 – Butë, kryesisht me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
30.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me shi. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
1.12-2.12 – Ditën e parë të muajit dhjetor në mëngjes ngrica, e gjatë ditës ftohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë, në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje mundësi për reshje shiu.
Shtypja atmosferike pasi të zbres nën vlera normale, në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar.