Ky është njoftimi i fundit i aeroportit të Prishtinës, nuk ka më asnjë fluturim

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve që vijnë nga vendet e tjera në Kosovë

Nga sot asnjë udhëtar nuk mund të hyjë nga vendet e tjera në Kosovë, përmes aeroportit “Adem Jashari”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga aeroporti “Adem Jashari”.

“Në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dt. 13.03.2020 për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit COVID-19 në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kjo ndalesë nuk vlenë për udhëtarët që do të shkojnë nga Prishtina në destinacione të ndryshme.

“Pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme. Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi”, thekson njoftimi./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme