Afro 27 kosovarë besohet se janë duke jetuar në Idbil të Sirisë, kështu të paktën ka deklaruar Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në vend për InDoks.
Elezi ka treguar për historikun e grupit që fillimisht quhej “Xhemati Alban”, për historikun e këtij grupi, numrin e pjesëtarëve e deri tek niveli komandues i tyre.
“Përafërsisht, aktualisht në këtë grup janë asilizuar përpos që ishin pjesë e Al-Nustrës janë aktivizuar luftëtarët shqiptarë edhe të Al… shembull disa të cilët ishin pjesë e ISIS-it por të cilët u shkëputën pak para se ISIS të vendosej nga zonat e Irakut atje ku edhe përfundojë në Banguz si fërtifikata e fundit që është njohur nga të gjithë”, ka sqaruar Elezi.
“Besohet që nga Kosova mund të jenë 27 luftëtarë”, ka thënë eksperti i sigurisë
Bedri Elezi që ka përcjellë këtë grup, dhe po ashtu thotë se ka kontaktuar edhe me pjesëtarë të tij, për InDoks ka ndarë edhe një histori tjetër që lidhet me grupin.
Sipas tij, vite më parë, një pjesë e tyre, që janë nga Kosova, tentuan që të vinin për riatdhesim, por procesi për ta realizuar këtë gjë dështoi.
InDoks ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për ti pyetur rreth këtij grupi, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur kërkesës së emisionit.