Ky është numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote nëpër komuna

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 06:37 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit për legjislaturën e re të Kuvendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i përgjithshëm i votuesve është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, derisa brenda territorit të vendit 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, kurse jashtë saj 77 mijë e 86 votues.

Procesi brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të votimit me 2 mijë e 614 vendvotime.

Por, sa qytetarë kanë të drejtë votimi nëpër komuna?

Kryeqyteti prin me numrin e votuesve me 219 mijë e 516 persona, pastaj Prizren me 187 mijë e 233 qytetarë në listën e votuesve.

I treta renditet Ferizaj, me 121 mijë e 287 qytetarë.

Tabelën e plotë mund ta gjeni mëposhtë:

Të ngjashme