Ky është numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19, ku ka njoftuar se deri më tani, në Kosovë janë shëruar rreth 158 mijë qytetarë.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë persona, derisa numri total i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 961.

Të dielën u konfirmuan edhe shtatë raste pozitive me koronavirus, duke çuar në 312 numrin e rasteve aktive në Kosovë.  

Të ngjashme