Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kosova pos që ka mësuar kundërshtarët, tani i di edhe oraret se kur do t’i luajë ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Ata më 24 shtator presin në Prishtinë Republikën e Irlandës, e pas tre ditësh udhëtojnë në Austri.

Më 1 tetor ata shkojnë në Izrael, ndërkaq më 4 tetor presin Austrinë.

Në ndeshjet e nëntorit, më 14 ata presin në shtëpi Izraelin, e më 17 nëntor udhëtojnë në Irlandë për ndeshjen e fundit në grup.

Të ngjashme