Kosova është vetëm 180 minuta larg nga historia. Me dy fitore në play-off të Ligës së Kombeve mund të siguroj kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2020”.
Nëse arrinë kualifikimin do të caktohet në grupin C ose grupin F. Nëse Rumania arrinë të fitoj playoffin e Ligës së Kombeve, Kosova caktohet në grupin F, në të kundërt “Dardanët” shkojnë në grupin C.
UEFA tashmë ka caktuar edhe orarin e fazës së grupeve për kampionatin evropian.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 12 qershor në Romë mes Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00.
Ky është orari dhe kundërshtarët potencial të Kosovës në rast të kualifikimit.
Grupi C
14 qershor
Ora 18:00 Austri – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
Ora 21:00 Holandë – Ukrainë
18 qershor
15:00 Ukrainë – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
21:00 Holandë – Austri
22 qershor
18:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Holandë
18:00 Ukrainë – Austri
Grupi F
16 qershor
18:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Portugali
21:00 Francë – Gjermani
20 qershor
15:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Francë
18:00 Portugali – Gjermani
24 qershor
21:00 Gjermani – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
21:00 Portugali – Francë