Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë të shtunë pritet të mbajë mot më stabil.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”, ka njoftuar ky institut.
Ky ndryshim i temperaturave do të krijojë kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon kujdes i shtuar në trafik.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.