Ky është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Sot është ekstraduar një person nga Shqipëria në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas informacioneve të Klankosova.tv bëhet fjalë për Anton Allakaj.

Allakaj është ekstraduar përmes pikës kufitare në Vërmicë, pas arrestimit nga autoritetet shqiptare në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Gjykata e Pejës e kishte dënuar Allakajn me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, ndërsa nga dënimi i tij kanë mbetur për t’u vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj.

Ai pritet të dërgohet në qendrën korrektuese për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të ngjashme