George Junius Stinney, Jr, është personi më i ri në botë i cili është dënuar me vdekje. Afro-amerikani 14 vjeçar u ekzekutua me karrige elektrike, për vrasjen e dy vajzave, 7 dhe 11 vjeç në vitin 1944. Shumë vjet pas vdekjes së tij, ende nuk ka ndonjë fakt se ai kishte kryer krimin e rënë.
Më 23 mars 1944, Betty Binnicker dhe Emma Thames u gjeten të vdekura, me plagë të shumëta në trup, pasi kishin qëndruar të zhdukura për një natë.
George Stinney, i cili u ekzekutua pikërisht për vrasjen e tyre, kishte ndihmuar edhe në gjetjen e dy trupave.
Ai dhe motra e tij më e vogël, Amy, po shëtisnin aty afër kur vajzat kaluan dhe i pyetën se ku mund të gjejnë lule.
Në kohën kur vajzat u vranë, George me motrën e tij Amy, po ruanin lopët. Në atë kohë, të gjithë juristët në gjyq ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm dy orë dhe vendimi u miratua në vetëm 10 minuta, transmeton Gazeta Metro.
Nëpërmjet procedurave të gjykatës kaloi krejtësisht i vetëm. Asnjë afroamerikan nuk ishte i pranishëm në gjyq. Ai u ekzekuta në karrige elektrike me elektricitet prej 5.380 volt që kaloi nëpër kokën e tij.
70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua nga një gjykatës nga Karolina e Jugut. Një pjesë e binarëve ku vajzat u vranë ishte mbi 19 kilogramë. Për këtë arsye, ishte e pamundur që Xhorxh ta ngrinte, le më t’i vriste vajzat. Në atë kohë, ai ishte rreth 152 centimetra i gjatë dhe peshonte rreth 45 kilogramë.
Djali ishte i pafajshëm por dikush e inskenoi ngjarjen që ai të dukej fajtor vetëm pse ishte me ‘ngjyrë’