2-vjeçari nga Malisheva që u raportua i humbur që nga dita e djeshme është gjetur shëndosh e mirë.
Ai raportohet se është gjetur në fshat nga qytetari Astrit Kryeziu. Në rrjetet sociale madje është publikuar një fotografi ku ai shihet me Tianin e vogël në krahë, shkruan Reporteri.
Shumë qytetarë e kanë përgëzuar atë për këtë veprim human.
Për gjetjen e Tianit të vogël ishin angazhuar edhe FKS dhe Policia e Kosovës dhe shumë vullnetarë.