Në këtë grup do të luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria.
I frikësuar nuk duket aspak selektorit Bernard Challandes, i cili ka paralajmëruar kundërshtarët e grupit.
“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri.
Kosova ka edhe një mundësi që të kualifikohet nga Liga e Kombeve, anash kualifikimeve në EURO 2020.