Gjatë aksionit të policisë së Kosovës është arrestuar edhe një shtetas rus.
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se është arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.
Ai madje ka thënë se ka njoftuar autoritetet ruse për arrestimin e tij, transmeton lajmi.net.
“Krasnoschenko është një punonjës i administratës së UNMIK-ut” ka thënë Vuçiq.
Por, edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka komentuar arrestimin e rusit. duke thënë se ishte paraqitur rrejshëm si diplomat.