Ky është krim!
Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.
Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.
Dua Lipa sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.
Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!