Njerëzve u bien mesatarisht 150 fije floku në ditë. Por, nëse e keni vërejtur se krehri po heq më shumë flokë se zakonisht, atëherë padyshim se kjo është gjendje alarmante.
Për këtë, arsyet mund të jenë të shumta. Mund të jetë faj i gjenetikës, i ilaçeve të ndryshme, i sistemit të imunitetit, etj. Por, ekspertët thonë se duhet të keni kujdes edhe nga një shkaktar tjetër, e i cili është stresi.
Rënia e flokëve mund të ndodh si pasojë e sëmundjeve të ndryshme apo dietave strikte, të cilat dinë të shkaktojnë mungesë të hekurit, vitaminës B12, apo proteinave – që të gjitha prej tyre janë vitale për shëndetin e rritjes së flokëve.
Megjithatë, edhe ‘tronditjet’ emocionale, si divorci, mund të shpien në rënien e flokëve pas tre apo katër muajve pas divorcit, kur flokët të cilët kishin qenë duke u formuar nën skalp gjatë kohës së divorcit arrijnë të shfaqen.
Zakonisht flokët do të rriten prapë brenda pak muajve, mirëpo nëse keni mungesë të ndonjë vlere ushqyese, është mirë të konsultoheni me doktorin.