Ky është shteti i parë që do ta vizitojë sot Scholzi si kancelar i Gjermanisë

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta presë të premten në takim në Paris kancelarin e ri të Gjermanisë, Olaf Scholz. Dy udhëheqësit e shteteve më të fuqishme të BE-së pritet të kërkojnë qëndrime të përbashkëta për menaxhimin e krizave brenda bllokut dhe jashtë tij.

Sipas zyrtarëve francezë, në krye të agjendës do të jenë tensionet rreth Ukrainës dhe prioritetet e Macronit për presidencës gjashtëmujore franceze në Bashkimin Evropian, që fillon më 1 janar, shkruan France24.

“Është mirë kur kemi dyshe francezo-gjermane që kalon mirë, por kurrë s’është mjaft”, tha Marion Gaillard, ekspert i marrëdhënieve mes Francës e Gjermanisë në Institutin për Studime Politike “Sicneces-Po” në Paris.

Diplomatët francezë duken optimistë rreth perspektivës për lidhjet me Gjermaninë gjatë pushtetit të kancelarit të ri, duke e përmendur “sovranitetin strategjik” në marrëveshjen e koalicionit, për të cilën thonë se i ngjan përpjekjeve të Macronit për “autonomi strategjike” evropiane.

Një çështje tjetër kyçe është se si të financohet kalimi drejt energjisë së gjelbër dhe nëse energjia bërthamore dhe gazi natyror mund të cilësohen nga BE-ja si energji e ripërtëritshme dhe e subvencionueshme.

Të ngjashme