Policia hungareze gjatë fundjavës zbuloi një tunel nën rrethojën e hekurt në kufirin hungarez-serb, dhe në disa aksione parandaloi kalim ilegal të mbi 300 emigrantëve, lajmëroi Radio televizioni i Serbisë (RTS).
Tuneli, i cili është i gjatë 24 metra, është zbuluar në bashkëpunim me armatën serbe në afërsi të qytetit hungarez Morahal dhe besohet se është shfrytëzuar për hyrje ilegale të emigrantëve në Hungari, prej nga kalojnë në Evropën Perëndimore.
Ky është tuneli që emigrantët përdornin për të ikur nëpër Evropë, ndodhet mes kufirit Hungari- Serbi
Ky është kalimi i tretë nëntokësor nën rrethojë i zbuluar në vitin e fundit në atë rajon.
Hungaria nga fundi i majit shënoi rritje të madhe të numrit të emigrantëve të cilët tentojnë ilegalisht të hyjnë në vendet e BE-së, ndërsa vetëm javën e kaluar ka pasur pothuajse 900 tentime për kalim ilegal.
Autoritetet hungareze përsërisin se Hungaria nuk do ta heqë rrethojën në kufirin hungarez-serb, dhe do ta përforcojë mbrojtjen e zonës së shengenit me qëllim që t’i parandalojë emigrantët të hyjnë ilegalisht në territorin e BE-së, transmeton RTS.
Përveç në pjesën veriore në Vojvodinë, tentime për kalim ilegal të kufirit shënohen edhe në pjesën jugperëndimore të krahinës, në rajonin kufitar kroato-serb.