Hashim Thaçit po i ikën avokati kryesor i tij, Gregory Kehoe, për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Sipas Ligjit, Ministria e Drejtësisë mundet në vit të paguajë veç nja 1 milion e pak dhe këto para i merr avokati Luka Mishetiç.
Nëse do avokat tjetër, apo kompani tjetër të avokatisë, atëherë duhet ta angazhosh privatisht.
Privatisht Thaçi s’po mund ta paguajë.
E qysh?
A nuk qenkan bë këta miliarderë duke vjedhë pas luftës në Kosovë a?
Qysh komandantët s’paskan pare a?
Përndryshe ky është turp për shtetin dhe për gjithë shoqërinë.
Kroacia për gjeneralin e vet, Ante Gotovina, i ka paguar 75 milionë zyrtarisht për mbrojtje dhe qindra miliona të tjerë jozyrtarisht.
Po na s’jemi ashtu, me gjasë s’jemi kurrfare.