Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati ka uruar për festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarët e fesë Islame.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati duke përkujtuar sakrificën e një muaji të plotë të agjerimit, uron të gjithë për solidaritet e afërsi me njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i tij:
Të dashur besimtarë të besimit islam,
Nuk ka moment më të bukur për një besimtar mysliman se çasti kur përmes një gote uji e shënon triumfalisht momentin e kurorëzimit të plot të një muaji të tërë etje e urie, sakrifice e vetmohimi. Sakrificë e vetëmohim për diçka që beson me shpirt. Është e pamundur që gjithë ky përkushtim të mos lë gjurmë në një njeri.
Uroj që gjithë ai solidaritet, afërsi me njëri-tjetrin, mëshirë e dashuri të vazhdojnë të ndriçojnë pafundësisht në zemrat tuaja.
Unë dhe familja ime ju urojmë festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, dashuri dhe suksese në jetën tuaj!