Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
E ndjera, Hamide Magashi kishte punuar në komunën e Ferizajt, si mirëmbajtëse e higjienës.
Këtë e ka konfirmuar për Express Burbuqe Magashi e cila rrëfeu se motra e saj tashmë e ndjerë Hamidja ka qenë shpesh e mavijosur për shkak se ish-burri ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj.
Sipas saj, ish-burri e kishte ndalur edhe nga puna dhe e mbante të izoluar.
“Motra ka punu në Komunën e Ferizajt. Kur ka qenë e martuar e ka lënë me punu vetëm 1 muaj dhe ka shku u rrokë me ata të komunës dhe e ka ndalë prej punës. Maltretim të madh ka pasë. Burri i saj u rrokë me zyrtarë të komunës dhe ia ka ndalë punën….”
“Ka ardhë përmes me qykë të alltisë krejt pleh, këmbët i ka pas krejt vreda. Me krah, me krejt ka qenë pleh….Ajo qaq stres që ka pas 1 muaj s’ka mujt me marrë në kontroll vetën, rrike veç në heshtje. Por e kemi marrë i kemi folë, u përmirësu motra….I ka thanë kur të lindi, fëmijën ta dha. Ai e mbyti motrën dhe evladin e vet”, shprehet Burbuqja.
Nga Komuna e Ferizajt kanë thënë se Magashi ka punuar në një kompani private të mirëmbajtjes, e cila është e kontraktuar nga Komuna. Ata kanë konfirmuar se tashmë e ndjera së fundi e kishte lënë punën.