Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë, raporton Ekonomia Online.

Deri te ngujimi i tyre ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa në fotot e dërguara shihet edhe një pjesë e djegur e trafos.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për të sanuar problemin.

Të ngjashme