Paris Saint-Germain si duket ka bërë një paralajmërim të ri pas postimit të një video nga prezantimi i transferimit të yllit argjentinas, Lionel Messi.
Messi u zyrtrizua të martën si lojtar i ri i PSG-së, ndersa të mërkurën u prezantua në objektet e klubit nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.
Ylli argjentinas u bë transferimi i pestë i PSG-së këtë afat kalimtar pas Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë, klubi parisien ka lënë të kupton se kjo nuk është e gjitha, pasi po vazhdon të jetë shumë aktiv në faqen zyrare.
“Diamanti ynë i ri. Ky është vetëm fillimi…”, shkruan në postimin e PSG-së, ku i është bashkangjitur edhe një video.
Video dhe postimi i PSG-së shihet si paralajmërim nga mediat ndërkombëtare, pasi klubi francez po tregon se nuk ka limite në transferime.