Hulumtimet e fundit treguan se mbipesha është një faktor i madh rreziku për komplikimet e sëmundjes Covid-19.
Dr Rajarshi Banerjee, nga Universiteti i Oksfordit, beson se njerëzit obezë mund të jenë më të rrezikuar se të tjerët, meqë organet e tyre të brendshme dëmtohen shumë lehtë, për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga depozitat yndyrore.
“Hulumtimi për këtë ka të ngjarë të jetë një çelës për të kuptuar, se cilët janë më të rrezikuar dhe ndoshta trajtimet që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, tha ai.
Ndërkaq, një studim i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bazuar në 99 qarqe dhe 14 shtete qysh nga marsi analizoi gjendjet shëndetësore të pacientëve të shtruar në spital me virus, për të përcaktuar se cilët faktorë rreziku çuan në sëmundjen më të rëndë.
Në to përfshiheshin sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundje kronike të mushkërive, mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut, ku rezultoi se grupi I njerëzve më të rrezikuar të preken dhe të zhvillojnë simptoma serioze të koronavirusit janë obezët.