Ky ishte reagimi i ish-policit Derek Chauvin, në momentin që e kupton vendimin e gjykatës

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin u shpall fajtor nga një gjykatë për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Siç edhe ishte raportuar, gjykata e gjeti atë fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë, vrasjes së shkallës së tretë dhe vrasjes së shkallës së dytë nga pakujdesia.

Dhe janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur ai kupton vendimin e gjykatës, përcjell Telegrafi.

Siç ishte bërë e ditur, ekipi i gjykatës përbëhej nga pesë burra dhe shtatë gra.

Këshillimi i jurisë filloi të hënën dhe zgjati pak më shumë se dhjetë orë.

Mediat kanë treguar se dymbëdhjetë anëtarët e shpallën atë fajtor nën tre pika.

Dënimi maksimal për akuzën e parë nuk mund të jetë më shumë se 40 vjet burg, për të dytin jo më shumë se 25 vjet, dhe dënimi maksimal për pikën e tretë të aktakuzës është 10 vjet dhe/ose 20 mijë dollarë amerikanë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme