Nga studimet
rezulton se hirra përmban 16 lloje proteinash. Hirra është e pasur me tetë
minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë
elemente të tjera të shëndetshme. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë
dhe është pastruese për trupin.
Sakaq studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë
se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së
mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.
Pas vetëm 4 javëve të shtimit të proteinave të hirra në ushqim,
të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek
pjesëmarrësit.
Plotësimi i proteinave të hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës
brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të
Losanës në Zvicër i cituar nga AgroWeb.org sugjeron fuqishëm se proteina
e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e
mëlçisë.
Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me
rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.
Sipas shkencëtarëve, sëmundja e mëlçisë së dhjamosur konsiderohet të jetë pjesë
e problemeve të metabolizmit dhe i lidhur ngushtë me nivelet e larta të
triglicerideve dhe kolesterolit të keq.
E eshtë fakt i njohur se proteina ndihmon me humbjen e peshës. Ajo është
ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.
Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të
kalorive ditore ul dëshirën me 60% dëshirën për të ngrënë.
Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me
proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjelljen
ulje peshe prej rreth 3,5 kg.
Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulare sipas kërkimeve të
AgroWeb.org. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë
e proteinave me hirrë ju ndihmon të humbni peshë dhe të ruani masën e
çmuar muskulare.
Të vegjëlve i përzjehet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e
veçantë të hirrës.
Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në
shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.
Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në
një litër.
Ja përgatitja në shtëpi:
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon
që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet
sipër, pra hirrën.