Disa libra që ruhen në Harvard, janë bërë nga lëkura e njeriut, këto janë rezultatet e një studimi të ri.
Librat janë gjetur kohë më parë ku me një shikim të parë është spikatur kopertina e tyre e cila ishte e pazakontë.
Pas studimit të thellë është menduar se librat janë bërë nga lëkura e vërtetë e njeriut. Madje, thuhet se lëkura është rrjepur kur njeriu ka qenë ende gjallë.
Në një prej këtyre librave u gjet një shënim ngjyrë violë, që thotë ekzaktësisht: “Ky libër, është ajo që mbetet nga miku im Jonas Wright, që u rrjep gjallë në ditën e katërt të muajit gusht në 1632. U prehsh në paqe”.
Kjo histori e pazakontë e lidhur me lëkurën e njeriut ka ngjallur vëmendjen e të gjithë Kampusit, ku kohët e fundit ka filluar puna intensive për studime të thella.