Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një person i cili sillet në oborrin e “Shpellës se Gadimës” me një armë në dorë.
Sipas qytetarëve arma dyshohet se nuk është e vërtetë por lodër e cila duket si të jetë reale, njofton Indeksonline.
Nuk dihen arsyet për veprimet e tilla të këtij personi, mirëpo pritet që Policia të merr masa.