“Punëtorët e mbajnë gjallë ekonominë, por ata po shtypen nga sistemi patriarkal-kapitalist në Kosovë”

Prishtinë | 01 Maj 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” mbajti protestë. Marshi filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Punëtori/ja e mban shtetin, deputeti/ja mban biznesin”, “Kapitalizmi dhunon” ,“Kapitalizmi zllavëron” ,“Duam Liri” ,“Duam barazi”, “Duam siguri “Poshtë kapitalizmi” ,“Poshtë racizmi”, “Poshtë homofobia” ,“Poshtë transfobia” ,“Liri, barazi, solidaritet” ishin disa nga thirrjet e protestuesëve gjatë marshimit drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët theksuan se kjo protestë është qëndrim politik se punëtoret dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat e vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqëror a politik.

“Sot ne ua rikujtojmë që ne jemi bazamenti i entiteteve të prodhimit, e që fatkeqësisht është uzurpuar nga korporata kapitaliste dhe vazhdon të uzurpohet. Ajo vazhdon trysninë, kontrollin dhe rënkimin/rëndimin mbi krahët tanë të punës”.

“Kjo nuk do të ndodhte poqese ne organizohemi, rreth lëvizjeve për të drejtat tona, rreth sindikatave, rreth shpërfaqjes së padrejtësive tona në mënyrë publike”, thekson kjo organizatë.

Një nga protestueset e cila nuk deshi që të prezantohet me emër dhe mbiemër për media, në fjalimin e saj tha se punëtorët në Kosovë i kanë të drejtat e cunguara.

Tutje ajo tha se që nga pas lufta në Kosovës, të drejtat e punëtorëve synohet që heshtja e punëtorëve të blihet lirë.

“Protesta jonë e përbashkët sot, është qëndrim politik se punëtorët dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat dhe vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqëror. Që nga punëtorët gra që i kryejnë të gjitha punët e riprodhimit shoqëror që kanë mbetur padrejtësisht në duart e tyre të papaguara, e deri tek puna që bëhet në fabrika, miniera, markete, qendra tregtare… Të mirat që prodhohet nga ato e ata, me bollëk i shijon vetëm 1% i shoqërisë, kapitalistët të cilët rritën çdo ditë e më shumë duke u a rrjepur punën e tyre”.

“Punëtorja e punëtori në të këtë sistem është me të drejta të cunguara, varësisht nga levërdia e egoja kapitaliste. Të jesh grua, person LGBT+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i/e papërshtatshëm edhe për tu konsideruar si punëtorë. Kjo pasi ky sistem në të cilin gjendemi është sistem patriarkalo-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës. Ky sistem nuk mund të sanohet me asnjë ndërhyrje neoliberale, dominante në politikat e pas luftës në Kosovës, të cilat veç synojnë ta blejnë lirë heshtjen e punëtorëve”.

Në protestë fjalim mbajti edhe një protestues tjetër i cili njësoj si parafolësja nuk deshi të prononcohet me emër dhe mbiemër.

Ai tha se sot më 1 maj po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, lidhur me shtypjen e kushtet jo të mira për punëtorët e punëtoret në Kosovë.

Tutje ai tha se do të organizohen e angazhohen për një shoqëritë lirë e të barabartë.

“Kapitalizmi, të cilin ne sot po e denoncojmë shumicën prej nesh na lë të keq ushqyer, të rraskapitur nga puna, të vjedhur e të vetmuar. Punëtorja e punëtori sot punojnë me orare të zgjatura, shtypen sistematikisht, ngacmohen e herë vriten në vend të punës”

“Do të angazhohemi në projektimin e një organizimi politik e ekonomik, ku punëtori e punëtorja janë të lirë nga çdo formë e shtypjes, si kusht kryesor për zhvillimin e potencialit njerëzor dhe jetësimin e kolektivës. Ne sot protestojmë e çdo ditë tjetër organizohemi e angazhohemi për një shoqëri të lirë e të barabartë”.

Të ngjashme