Kampionati i futbollit në Nikaragua është ndër shumë të paktët që po i vazhdon garat në gjithë botën, me gjithë krizën e shkaktuar nga përhapja e Coronavirusit.
Shoqata e Klubeve të Futbollit të Nikaraguas mori vendim për t’i vazhduar garat pas aprovimit direkt të nëntë prej 10 klubeve që garojnë në kampionatin nacional të vendit.
Lojtarët nuk e kanë pritur mirë vendimin, natyrisht. Siç shihen në fotografi, ata pozojnë para ndeshjes duke e mbajtur distancën mes vete dhe madje veshin maska dhe doreza për t’i zhvilluar ndeshjet prapa dyerve të mbyllura.
Ata detyrohen të luajnë pa dëshirën e vet.
Nikaragua e ka urdhëruar gjithë vendin të vendoset në karantinë, por jo edhe futbollin.
Leonadro Figueroa, lojtar argjentinas i klubit Walter Ferrerti në Nikaragua, e ka shpjeguar gjendjen atje, duke zbuluar se lojtarët shantazhohen për të luajtur: “Nëse vendosin të mos luajë, gjobitën”.
“Është e pabesueshme qysh futbolli po luhet ende. Unë nuk shkoj më në stërvitje me autobus, sepse autobusi është gjithmonë plot me njerëz dhe kjo është e rrezikshme. Shkoj me makinën time personale.”, shtoi ai.