KYC: Në 74% të rasteve është identifikuar kopjimi në mes të nxënësve

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 16:21 | Nga

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) ka bërë të ditur se testi i parë i maturës teknikisht është realizuar mirë, por shqetësuese mbetet situata e bashkëpunimit dhe keq administrimit, ku në 74% të rasteve është identifikuar kopjimi/bashkëpunimi në mes të nxënësve.

Nga monitorimi i 45 shkollave në 18 komuna të ndryshme, KYC konstaton se në shumë raste nxënësit kanë pasur vështirësi në evidentimin e emrit të tyre në lista të ministrisë dhe ngatërresa në teste, për shembull Testi A ka pasur fletë dhe pyetje të testit B.

Në këtë rast, nga 75 qendra të monitoruara, KYC bën me dije se është vërejtur dhe përdorim i telefonave, edhe pse fillimisht i janë konfiskuar nga një telefon të gjithë nxënësve nga administruesit.

Në 38% të rasteve është raportuar se ka pasur keqadministrim dhe raste kur administruesit kanë ndihmuar nxënësit, ndërsa dukuria tjetër shqetësuese është publikimi i testit online në faqe të rrjetit social “Facebook” ku KYC ka vërejtur mbi 40 postime të testeve dhe përgjigjeve.

Këshilli Rinor Kosovar pas përpunimit të dhënave nga tereni do të publikojë raportin përfundimtar të monitorimit të Testit të Maturës.

Ndryshe, KYC ka realizuar këtë monitorim me leje dhe me mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme