Kylie Jenner ka debutuar me barkun e saj të rrumbullakët, që kur konfirmoi shtatzëninë e saj.
24-vjeçarja, u pa duke shfaqur barkun e saj në një fustan të bardhë të ngjitu për trup, ndërsa ishte në Carbone në Soho, New York të mërkurën, me një dekolte mjaft të hapur, shkruan DailyMail.
Pamja bie në kontrast me shtatzëninë e parë të Kyliet, me vajzën Stormi Webster, të cilën ajo zgjodhi ta mbante të fshehtë deri pas lindjes së foshnjës së saj.
Jenner duket se është në New York për Javën e Modës, e cila filloi këtë të mërkurë.
Themeluesja e markës ‘Kylie Cosmetics’ u vesh me një pallto të gjatë të bardhë që përputhej me veshjen e saj dhe i vuri në dukje këmbët e saj në një palë taka të tejdukshme.
Për aksesorë ajo zgjodhi një çantë dore, në të cilën mbante gjërat e domosdoshme.
Flokët e gjatë zeshkane të Jennerit u lanë të lirshme të rridhnin pas shpinës dhe gjoksit ndërsa ajo shëtiste përgjatë natës në qytet me stil joshës.
Ylli i rrjeteve sociale iu dha 266 milionë ndjekësve të saj në Instagram një vështrim më të afërt të kësaj paraqitjeje.
Në një klip të shkurtër, Kylie mund të shihej duke rrotulluar sytë e saj para se të shëtiste në një korridor hoteli.
Kylie konfirmoi se është duke pritur fëmijën e saj të dytë me të dashurin Travis Scott, 30 vjeç, në një video emocionale një minutë e gjysmë të publikuar në llogarinë e saj në Instagram të martën.
Travis dhe Kylie janë bashkë që nga viti 2017 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë në jetë, vajzën Stormi në vitin 2018. Kylie nuk e zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë në videon e së martës.