Kylie Jenner u bë nënë dy vite më parë dhe nuk kursehet aspak për vajzën e saj.
Këtë e ka treguar së fundmi, teksa i bleu Stormy-t një çantë me çmim marramendës për ditën e parë të shkollës.
Milionerja publikoi një foto të vogëlushes në ditën e parë të shkollës teksa në krah mbante një çantë shpine ngjyrë rozë.
Çanta është e markës Hermès Kelly Ado dhe kushton rreth 12 mijë dollarë.
Stormy gjithashtu mbante veshur një palë atlete Jordan Retro 3, një buze dhe pantallona të zeza dhe vathë me diamante.
Duket se vogëlushja ka trashëguar dëshirën e mamasë së saj për të pasur aksesorë të markës Hermès dhe ka nisur që tani të mësohet me jetën e luksit.
Në ditën e parë të shkollës, Stormy shoqërohej nga bizesmenja e kozmetikës dhe babai i saj Travis Scott.